Moderatorja Luana Vjollca, blogeri Olti Curri dhe këngëtari Ledri Vula

VIP & Spektakël

‘Kishim mbetur te leximi mbrapsht’, Olti Curri kapet sërish me Luana Vjollcën, por përdor Ledri Vulën (Foto)

10 Shtator 2018, 11:15| Përditesimi: 10 Shtator 2018, 11:24

  • Share

Olti Curri është një nga blogerët më të njohur shqiptarë. Ai është gjithashtu shumë aktiv në rrjetet sociale ku shpesh shpreh ‘pa doreza’ mendimin e tij për shumë personazhe të famshëm.

Këtë radhë blogeri është kapur sërish me moderatoren Luana Vjollca. Nisur nga një foto e Ledri Vulës ku këngëtari shihet duke lexuar, Olti Curri është shprehur i kënaqur pasi sipas tij kishim mbetur që nga koha e Luanës që lexonte mbrapsht.

Foto e publikuar nga Olti Curri

 “Respekte edhe për dizajnerin që ka sygjeruar librin, sepse ngjyrat e kopertinës rrinë shumë bukur në foto,”- shkruan Curri. Domethënë një ‘thumbim’ i dyfishtë, pasi edhe për Ledrin, Olti nënkupton që libri është marrë sa për foto.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?