Foto ilustruese

Përmet/ Kishin dalë së bashku për gjueti, 38-vjeçari plagos aksidentalisht kushëririn e tij me armë zjarri

26 Tetor 2023, 12:16| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 12:37

  • Share

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Përmet, pasi qëlloi aksidentalisht me armë zjarri kushëririn e tij, me të cilin kishte dalë për gjueti.

Pas marrjes së njoftimit se në Urgjencën e spitalit të Përmetit, ku i plagosur ka shkuar  G. B., 37 vjeç, efektivë të Policisë Përmet kanë kryer veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga hetimet rezultoi se 37-vjeçari ishte plagosur aksidentalisht, me armë gjahu, nga kushëriri i tij, shtetasi G. B., në fshatin Munushtir i Vjetër, teksa kryenin gjueti të kundërligjshme.

"Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi G. B., 38 vjeç, banues në fshatin Munushtir, për veprat  penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut e 38-vjeçarit", njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?