Edison Pula dhe Imer Masha dy “hajdut profesionist” sipas mediave italiane, lanë “strofkën” e tyre në Carbonera ku fshiheshin prej kohës, për të për të bërë Pazar në Sile, aty ku edhe u vunë në pranga nga policia italiane.
Pula, 30 vjeç akuzohet për 50 vjedhje në Trentino, ndërsa Masha 28 vjeç ishe dëbuar me kohë nga Italia.
Ata janë protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.
Çfarë ndodhi?
Pasditen vonë të asaj dite vjeshte, biznesmeni 79-vjeçar, gruaja e tij Irina, vajza e tyre shtatëvjeçare, dadoja e vogëlushes dhe një kujdestare, u morën peng për mbi dyzet minuta nga një bandë kriminelësh.
Njëri prej kriminelëve, duke kërcënuar me armë gruan e naftëtarit, ka arritur të marrë kasafortën në dhomën e gjumit, ndërsa të tjerët kanë përmbysur dhomat në kërkim të sendeve me vlerë.
Çfarë tha biznesmeni?
“Menjëherë dyshuam se ishin shqiptarë veçanërisht nga mënyra se si flisnin me njëri-tjetrin, një prej kamerierëve të shtëpisë sime i njohu dialektin e tyre. Sigurisht që ishte një vjedhje e porositur. Mbaj mend që dy prej tyre ishin të shkurtër në shtat, ndërsa dy të tjerët ishin të gjatë, njëri prej të cilëve 1.90.”, tha ai.