Kronikë

U kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët e kanabisit, pranga dy vëllezërve në Roskovec (EMRAT)

4 Korrik, 09:59| Përditesimi: 4 Korrik, 10:22

  • Share

Roskovec- Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Roskovecit.

Endri dhe Igli Ajdini u kapën nga uniformat blu në vendin e quajtur "Toka e zezë", ku kishin kultivuar 65 bimë kanabis.

Lënda narkotike u asgjësua përmes procesit të djegies.

"Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur "Toka e zezë", ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?