Ndarja e çiftit miliarder Bill dhe Melinda Gates ka sjellë në qëndër të vëmendjes edhe njëherë jetën e çiftit dhe marrëveshjet e tyre të mëparshme.
Corriere della Sera deklaron se më parë çifti kishte një marrëveshje, me anë të së cilës Gates ishte lejuar të kalonte, çdo pranverë një fundjavë në shtëpinë e plazhit të ish-të dashurës së tij, një sipërmarrëse me të cilën ai "diskutonte për bioteknologjinë ndërsa ishin duke luajtur video games"
"Ndonjëherë ka një detaj të vogël në jetën e një personi të famshëm që qëndron në kokën për vite me radhë dhe për mua një gjë e tillë është marrëveshja që bëri Bill Gates para martesës të drejtën për të kaluar një fundjavë në vit në shtëpinë buzë detit me ish të dashurën », ishte ky postimi i Megan Stack, një reportere e Los Angeles Times, e cila nxori në dritë një detaj të harruar në jetën e themeluesit të Microsoft, i cili ndihmon për të zbuluar se çfarë ndodhi me çiftin i cili të jepte përshtypjen se ishte i pandashëm. Pas atij bashkimi surprizë dhe larg vëmëndjes së paparacëve në Ishujt Havai në prag të Vitit të Ri 1994.
Burimi i Stack është një artikull i vjetër i revistës Time, i shkruar në janar 1997 nga biografi i madh Walter Isaacson , “Në kërkim të Bill Gates-it të vërtetë”, Isaacson përshkroi marrëdhënien e tij me nënën, ndihmën që mori ai nga psikologët, miqësinë me partnerin e tij Paul Allen, me të cilin ai e mësoi gjuhën e shkencës kompjuterike, festat e shumta të viteve tetëdhjetë, kur miqtë u martuan dhe ai festoi me mikun e tij Steve Ballmer dhe CEO-n e ardhshëm të kompanisë së tij.
Pikërisht në vitet më energjike të rinisë së kur ai zhytej në "lojëra intelektuale" dhe bleu një sërë makinash luksoze - një Porsche 911, Porsche 930 Turbo, një Mercedes, një Jaguar XJ6, një Carrera Cabriolet 964, një Porsche 959 $ 380,000 dollarë dhe një Ferrari 348 - të cilin Gates, 42 vjeç dhe tashmë një miliarder, u takua me Melinda Ann French në Manhattan në 1987. Ajo ishte nëntë vjet më e re, një punonjëse e kompanisë së tij, e rezervuar dhe shumë besimtare. Kur ai i kërkoi të martohej me të në 1993, ai "rrëmbeu" aeroplanin që po i çonte në shtëpi në Seattle nga Palm Springs, duke u kthyer në Omaha, Nebraska, për të ndaluar nga Warren Buffet, madje edhe unazën e zgjidhën natën.
Ky do të ishte momenti ku për Gates, fillonte epoka e kompromisit. Në lindjen e vajzës së parë Jennifer, në 1996 Melinda i thotë Billit se dëshiron ta rrisë atë sipas rregullave të fesë katolike, kështu i ofroi burrit të saj një marrëveshje, të dërgonte fëmijën e saj në kishë çdo të dielë.
Bill-i tundohet, ai mendon për këtë, pastaj vendos shprehet Isaacson "Ka shumë gjëra që unë mund të bëj të Dielën në mëngjes. Kompromisi i madh, ai që po diskutohet në këto orë, ka të bëjë me Ann Winblad, një sipërmarrëse teknologjie dhe kapitaliste me të cilën Bill ishte fejuar në vitet 1980. Ata u takuan në 1984 në një konferencë teknike dhe filluan të takoheshin virtualisht, ata shkuan për të parë të njëjtin film në qytete të ndryshme, ndërsa bisedonin me njëri-tjetrin në telefon. Ata u ndanë në 1987, pak para se Bill të takohej me Melindan, edhe sepse Winblad ishte pesë vjet më e madhe dhe kërkonte të martoheshin. Ata mbetën miq të ngushtë, deri sa Bill vendosi nëse do të martohej Melindën. Ai madje e thirri Ann, për ti kërkuar miratimin e saj.
"Gruaja, ka një forcë të jashtëzakonshme intelektuale". Forcë e mjaftueshme për t'i dhënë leje burrit dhe ish-të dashurës së tij të kalojnë një fundjavë të gjatë së bashku çdo pranverë, një traditë që Gates dhe Winblad e kanë vazhduar për një kohë të gjatë në vilën e plazhit që ajo kishte blerë në Outer Banks, Karolinë e Veriut. Ish-të dashurit kalonin kohën duke diskutuar për bioteknologjinë ndërsa luanin video games.