VIDEO/ Kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur në përroin e Cutit, shpëtohen 2 turistë francezë në Shkodër

15 Gusht 2023, 12:06| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 12:10

  • Share

2 turistë francezë janë shpëtuar nga policia e Shkodrës pasi kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur malore pranë përroit të Cutit.

Operacioni për shpëtimin e turistëve zgjati rreth 8 orë, ndërsa u krye nga skuadrat e specializuara të policisë Alpine, si dhe asistencës së banorëve të zonës.

2 turistët u lokalizuan rreth mesnatës, dhe shoqëruan deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës.

Shtetasi që shfaqi komplikime shëndetësore vijon të marrë asistencë mjekësore në spitalin e Shkodrës, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?