VLORË-Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 40 kg kanabis, një armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa është arrestuar një person dhe një tjetër u shpall në kërkim. I arrestuari është Erjon Malaj 28 vjeç, ndërsa gjatë kontrollit në makinë iu gjet droga dhe arma.
Arma e sekuestruar
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e E .K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, (ku udhëtonin të dy shtetasit), ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira. Policia ka sekuestruar përpos drogës dhe dy automjete tip ‘BMW’ dhe ‘Peugeot’.
Makinat e sekuestruara
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 283 dhe 278 të Kodit Pena