Fabrika e kanabisit

Kishin ndërtuar ‘fabrikë bari’, qentë nuhatën drogën dhe kapën ‘mat’ tre shqiptarët në Britani! Ishin fshehur në dollapë, u prangosën nga policia

8 Shkurt 2022, 11:56| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 12:04

  • Share

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia britanike, pasi disa qenë me hundë të “mprehtë” nuhatën “fabrikën e barit” që kishin krijuar në Leiçester.

Tre të rinjtë janë identifikuar identifikuar si Renald Dema, 21 vjeç; Ali Hoxha 29 vjeç dhe Juljan Jaku, 24 vjeç, e ndërsa mësohet se ishin fshehur në një dollap brenda magazinës me shpresën se teksa oficerët po kontrollonin ambientin nuk do t’i gjenin.

Skuadra e qenve arriti të nuhaste mijëra rrënjë kanabis me vlerë 1.3 milionë paundë.

  • Gjykata i dënoi të tre me burg: Dema 3 vite burg,
  •                                                  Hoxha 2 vite e 9 muaj burg
  •                                                   Jaku 2 vite e gjysmë

Mësohet se qentë ishin pjesë e një trajnimi për fëmijë me nevoja të veçanta, por ata vazhdimisht i drejtoheshin murit ngjitur, ku edhe ndodhej droga.

Menjëherë pronarët i kanë telefonuar policisë, duke bërë të mundur kapjen e shqiptarëve.

Ali Hoxha, Juljan Jaku, Renald Dema

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?