Kronikë

Kishin ndërtuar lokal në hapësira publike në Kavajë, 2 persona nën hetim

18 Korrik, 12:52| Përditesimi: 18 Korrik, 13:17

  • Share

Dy persona janë vënë nën hetim në Kavajë pasi kishin zaptuar dy hapësira publike për të ndërtuar shtesa lokali.

Policia thotë se ka proceduar penalisht dhe po i heton në gjendje të lirë Sh.Xh. 63 vjeç dhe P.Ç. 48 vjeç.

Ata kishin përshtatur dy hapësira publike si lokale për qëllime përfitimi personal.

Njoftimi i Policisë Kavajë:

Vijojnë kontrollet në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.   

Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë 2 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.       

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në Kavajë.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Sh. Xh. dhe P. Ç. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.   

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. Xh., 63 vjeç dhe P. Ç., 48 vjeç, banues në Kavajë.  

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.    

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?