Bledar Haçaj, 33-vjeç dhe Idriz Kaloçi, 38-vjeç janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi kishin përshtatur lokalin për të zhvilluar lojëra fati.
Dy të arrestuarit, bashkëpronarë të lokalit, gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 aparate celulare që përdoreshin për vënien e basteve sportive online.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave".