Kishin përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit në Shkodër, dy në pranga! Shpallet në kërkim pronari i lokalit (VIDEO)

29 Nëntor 2022, 11:46| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 11:56

  • Share

2 persona kanë rënë në pranga të policisë së Shkodrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim për organizmin e lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali të paregjistruar në organet tatimore.

Ne kuader te operacionit “Poker 5” u arrestuan shtetasit Shkelzen Bajraktari 34-vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", dhe Syrjan Zekaj, 22 vjeç për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim, si dhe u shpall në kërkim Lidjo Gojcaj.

25 vjeçari Gojcaj, banues në fshatin Jubice, Malësi e Madhe, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore".

Gjithashtu u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 45 vjeç, banues në Bogiq, Malësi e Madhe, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Koplik, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin L. G., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, 5 makineri elektronike për lojëra fati, një valixhe me çipsa që përdoren për lojëra fati, letra bixhozi dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?