Arli Shehu dhe Ermal Gora

Kishin planifikuar të eliminonin një person në Berat, si u zbuluan nga policia 3 anëtarët e grupit kriminal

22 Korrik 2023, 20:21| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 10:00

  • Share

Zbardhen detajet nga ngjarja e ndodhur 31 Maj 2023. Grupi i mirstrukturuar një nga Kosova dhe dy nga Korça kishin përgatitur një atentat në Berat, pasi shënjestra e tyre vinte shpesh në lagjen "Kala". Në kërkim për këtë ngjarja janë Hamit Berisha 55 vjeçari nga Kosova dhe Ermal Gora30 vjeç, ndërsa Arli Shehu 30 është arrestuar.

Të tre këta shtetas ishin pjesë e një grupi të strukturuar të cilët po përgatitnin atentatin në Berat. Plani i tyre dështoi pasi u pikas nga policia e Beratit. Ndërsa automjeti me të cilën lëviznin u diktua  dhe u sekuestrua ku brenda tij u gjendën edhe sendet që do të përdoreshin për atentatin. Ne dosjen hetimore shkruhet se mjeti me të cilin lëviznin  grupi ishte marrë me qira në një pikë makinash me qira në qytetin e Kavajës në 17 Maj. Pronari i cili lëshon mjetet me qira iu vendosi GPS për të ditur ku do kryejnë lëvizje mjetet që ai jep me qëllim për të mos ja grabitur përdoruesi. Këtë detaj nuk e kane ditur shtetasit që kanë marrë mjetin por që ky detaj është shfrytëzuar nga policia Beratit për të zbardhur itinerarin e lëvizjeve të mjetit. Dhe sipas hetimeve mjeti është marrë me qira datën 17 Maj 2023 në Kavajë dhe ka vijuar drejt Beratit pa u ndalur rrugës. Sapo kanë mbërritur në hyrje të Beratit mjeti është ndalur në Vendin e quajtur " Ura Hanit " fshati Dyshnik ku dhe mund të kenë pyetur për  rrugët e qytetit për në lagjen "Kala". Para se të merrnin rrugën për Kala ndalesa e radhës ka qene pran varrezave Burdullias ku është një pikë karburanti ku dhe mund të  kenë furnizuar me karburant më tej janë nisur për lagjen "Kala". Mjeti ka udhëtuar përgjatë rrugës lagjes "Kala" dhe kanë vijuar në rrugën kalldrëmta duke dalë në qendrën qytetit dhe vijuar drejt lagjes periferike Beratit në lagjen"Vakëf". Pasi kanë përshkruar këtë lagje kanë vijuar në rrugën buzë lumit Osum dhe jan larguar drejt Tiranës. Mjeti ka bër të njëjtën rrugë tre ditë më pas në datën 20 Maj serish është ngjitur në lagjen "Kala" ku ka ndalur në shesh pushimi në këtë lagje dhe kthyer serish drejt Tiranës. Për tre ditë resh mjeti ka lëvizur nga Tirana drejt Beratit dhe anasjelltas kjo sipas specialistëve të hetimit  të krimit në DVP Berat është përdorur për të studiuar terrenin dhe pyetur mbledhur fakte informacion mbi lëvizjet e shënjestrës së  tyre.

Serish pas 4 ditësh në 24 maj 2023 automjeti ka lëvizur në Berat mbasdite po të kësaj dite ka qëndruar në lagjen "Kala " në sheshin para kullës qendrore së kësaj lagjeje. Mjeti pas datës 24 nuk ka përshkruar rrugën Berat Tiran por është lënë në anë të rrugës parkuar pran fshatit Morav me të gjitha mjetet të cilat do të përdoreshin për atentatin. Mendohet që atentatorët kanë lëvizur me mjet tjetër  nëpër qytet kjo për të ndjekur lëvizjet e shënjestrës së tyre dhe për të përcaktuar vendin e favorshëm për të kryer atentatin. Mjeti i lënë prej disa ditësh kishte rënë në sy nga banorë të cilët kanë pikasur persona të dyshimt që vinin me mjet tjetër pran furgonit të parkuar. Detaje këto të zbardhura edhe nga kamera e një pike karburanti pran ku u dalluan edhe me pamje tre shtetasit të grupit që do kryente atentatin. Këto dyshime sollën pran mjetit policin DVP Berat 31 Maj ku dhe u zbulua mjeti dhe gjitha detajet sendet që tregonin përgatitjet për një atentat të mundshëm.

Si u parandalua atentati

Burime të DVP Berat 31 Maj bën me dije se pas informacioneve  të si guruara në rrugë operative është gjetur një mjet në vendin quajtur fshati  Moravë pjesë bashkisë Berat brenda të cilës janë gjetur armë dhe sende si dhe një motor me anë të cilave do të kryhej një atentat .Po në rrugë operative dhe duke shfrytëzuar kamerat e bizneseve përreth policia e Beratit arriti të identifikoj autorët. Në automjet janë gjendur dhe  sekuestruar nga policia një motor që figuronte i vjedhur dy skafandra  veshje kamuflazhi xhupa meshini dy radio marrëse -dhënëse një  armë zjarri automatik me silenciator ,dylbi,dorashka lëkure,një mjet prerës"thikë"një sasi municioni luftarak bidona me benzin dhe disa sende të cilat do përdoreshin për të realizuar atentatin eliminimin e personit shënjestër. Megjithëse u ngritë shumë pika kontrolli nga policia Qarkut Berat, Dimali ,Kuçova  por edhe në rrugët dytësore si dhe fshatra  rreth qarkut të tre shtetasit  arritën ti shpëtonin policisë. Shfrytëzimi kamerave bizneseve përgjatë gjitha akseve rrugore bëri të mundur identifikimin e këtij grupi të cilët sipas policisë ishin shtetasi Hamit Berisha 55 vjeç banues në Kosovë Arli Shehu 30 vjeç nga Korça si dhe Ermal Gora 45 vjeç të cilët u shpallën në kërkim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?