Komisariati i Policisë në Fano

Kishin shkuar për të trafikuar drogë, arrestohen në Fano 2 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre dëbohet nga Italia

18 Shtator, 09:27| Përditesimi: 18 Shtator, 09:58

  • Share

Itali- Në përfundim të një hetimi, efektivët e komisariatit të Fanos në Itali njoftuan se arrestuan 2 shqiptarë, të moshës 20 dhe 25 vjeç, për akuzën e trafikut të drogës.

“Dispozita u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor i Gjykatës së Pesaros dhe të dy do të gjykohen javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Kuesturës së Pesaro dhe Urbino, kurse aksioni është kryer në datën 14 Shtator.

Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej kryesisht në zonën e Flamina, kurse identitetet e tyre nuk u zbuluan nga policia.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë: ndalim qëndrimi në provincën Pesaro dhe Urbino. Më i madhi nga të dy, njëzet e pesë vjeç, është propozuar edhe për dëbim nga Italia, masë të cilës tashmë i është nënshtruar dhe zbatuar në kufirin e Ankonës.

Rezulton se të rinjtë kishin hyrë me qëllim përfshirjen në aktivitet të paligjshëm, por nuk u raportua për sasi lënde narkotike të sekuestruara dhe detaje të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?