Kishin shndërruar lokalin në ‘kazino’, arrestohet pronari dhe punëtori në Dibër! Sekuestrohen 5 pajisje elektronike

10 Shkurt 2022, 09:07| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 09:10

  • Share

Policia e Dibrës ka arrestuar pronarin dhe punëtorin e një lokali, pasi e kishin shndërruar atë në “kazino”.

Pronari Shpëtim Tafçiu 55 vjeç dhe punëtori Fatjon Zeqa 54 vjeç, u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në Maqellarë u gjetën 5 pajisje elektronike në gjendje pune të cilat përdoreshin për lojëra fati.

Mbi Shpetim Tafçiu rëndon akuza “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Moskallzim Krimi", ndërsa mbi Zeqan "Organizim i llotarive të palejuara".

Materialet procedurale   i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?