Kronikë

Zaptuan hapësirat publike, sekuestrohen 100 çadra e shezlongë në Golem! 3 persona nën hetim

23 Qershor, 10:24| Përditesimi: 23 Qershor, 13:03

  • Share

Policia e bashkisë Kavajë vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit.

Sot në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se në këtë zonë të bregdetit hoqën 100 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme nga tre qytetarë.

Këta të fundit do të hetohen në gjendje të lirë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.          

Gjatë kontrolleve, në një hapësirë publike në plazhin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 100 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.   

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. O., 37 vjeç, T. O., 72 vjeç dhe B. A., 41 vjeç, banues në Kavajë dhe në Golem”, njoftoi sot policia.

 Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • prefekti: 23/06/2025 10:38

    RRIHINI PUBLIKISHT ME SHKOPIJTE E CADRAVE .NUK MERR VESH NDRYSHE KY PIS MILET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?