Një pushues në Australi ka humbur jetën në një plazh të Sidney, pas sulmit nga një peshkaqen i madh.
Sipas dëshmitarëve, burri 57-vjeçar u nxorr në breg nga dy sërfistë, ndërsa familjarë të tronditur shkuan me shpejtësi në vendngjarje. 57-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq në vendngjarje.
Plazhet në veri të Sidney u mbyllën përkohësisht deri në njoftimin e radhës nga autoritetet.
Një zyrtar i policisë tha se viktima ishte një sërfist me përvojë që kishte dalë në det së bashku me miqtë e tij. Ai ishte vetëm në det prej rreth 30 minutash kur u sulmua nga peshkaqeni.
Për pasojë, 57-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrë. Ndërsa miqtë e tij që shkuan ta ndihmonin, mundën ta nxirrnin deri në breg. Por fatkeqësisht aty ndërroi jetë duke mos i rezistuar plagëve.
Ekipet mjekësore vlerësuan se për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar 57-vjeçari, mbajtja e tij në jetë ishte e pamundur.
Viktima la pas gruan dhe një vajzë të vogël.
Komente
