Arben Dyla

Kronikë

Kishte dhënë 50 mijë euro hua një personi dhe do merrte mbrapsht 110 mijë, shkarkohet nga vettingu prokurori i Lushnjës

9 Shtator 2021, 10:33| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 10:41

  • Share

TIRANË-Arben Dyla, kreu i Prokurorisë Lushnje, është shkarkuar nga shkalla e parë e vettingut për shkak të problemeve me pasurinë. KPK shkarkoi Dylajn pas debateve të seancës së kaluar 2 ditë më parë.  Në këtë seancë u konstatua se prokurori paralelisht me 'drejtësinë' kishte bërë edhe 'bankën' duke dhënë 'kredi' për një tjetër qytetar.

Ai i ka dhënë një shtetasi 50 mijë euro hua, kontratë për 5 vite. Shtetasi A. K ka marrë 50 mije euro nga prokurori me interes 2 % mbi kapitalin. Që do të thotë se shtetasi do jepte 1 mijë euro në muaj interes tek prokurori. Huamarrësi do t'i paguante prokurorit 60 mijë euro interes ose 110 mijë euro për 5 vite, pra 60 mijë euro mbi huanë e marrë. Prokurori ka sqaruar se shtetasi A. K nuk merrte dot kredi në bankë se i kishte të bllokuara dhe ai e ka ndihmuar.

Nga ana e KPK u nënvizua se me kontratën e huasë në dhjetor 2016, prokurori ka nisur të banojë në apartamentin që kishte lënë peng AK tek prokurori. KPK thotë se prokurori Dyla  50 mije euro nuk i ka deklaruar në 2016-n si hua të dhënë e as burimin e të ardhurave. Në rubrikën të dhëna konfidenciale ka shkruar vetëm numrin e kontratës dhe asgjë tjetër.  Në vetting ka deklaruar se janë të ardhura nga puna e tij dhe e bashkëshortes

Trupa e vettingut përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli. Dyla shoqërohet nga avokatja Antoneta Sevdari.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bruno: 09/09/2021 12:29

    Prokuror i diplomuar te plepat, te pakten nuk mund te thuash se eshte budalla, tabelen e zhumezimit e dijka me mire se disa deputete.

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 09/09/2021 09:54

    Dhe prokuror dhe fajdexhi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?