Hapi portal për shantazh e gjobvënie, vetëdorëzohet në polici ish-shefi i AMP-së Kushtrim Selimi! Momenti kur shkon në policinë e Tiranës

28 Qershor, 08:51| Përditesimi: 28 Qershor, 13:25

  • Share

Kushtrim Selimi, ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes policore i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe disa biznesmenëve është vetëdorëzuar në Polici. Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje i shoqëruar nga avokati dhe pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik. Për këtë çështje në fillim të muajit u arrestuan edhe vartësja e tij Regina Omeri dhe gazetari Ervin Hasanaga.

Në portalin shqipnews.info, që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Omeri dhe gazetari Hasanaga bashkëpunonin për të shkruar artikuj denigrues përmes shpifjeve, për zyrtarë të lartë të policisë si Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, e të tjerë, të cilët kanë bënë kallëzim pas arrestimit të tyre.

Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal. Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve. Aktualisht gazetari Hasanaga dhe ish-punonjësja e Agjencisë së mbikëqyrjes Policore Regina Omeri janë në hetim në masën detyrim paraqitjeje.

Para togave të zeza, Ervis Hasanaga dhe Regina Omeri janë shprehur të penduar për publikimin e materialeve për drejtuesit e policisë. Në skemë, ka gjasa të jetë edhe Kreshnik Selimi vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, i cili është shef kundër narkotikëve në Shërbimin Informativ Shtetëror. Ky i fundit duke përfituar nga aksesi në informacion për shkak të detyrës, dyshohet se i dërgonte këto informacione dhe i vëllai i publikonte.

Selimi urdhëronte krijimin e lajmeve të rreme për kolegët e tij, në mënyrë që t'u zinte postin. Lajmet i botonte gazetari, i cili paguhej 600 euro çdo muaj për këto shkrime. Lidhjen mes Selimit dhe Hasanagës, e bënte Rexhina Omeri, e cila dyshohet se kishte një marrëdhënie të ngushtë me kolegun e saj, të cilin pretendon se nuk e kishte pyetur kurrë se përse i porosiste këto shkrime.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Go West: 28/06/2024 11:10

    Kete bandit kush e beri "shef", a do merret ndonje mase per te?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?