Foto ilustruese

Kishte humbur kontaktet me familjen, Palombarët e RENEA-s gjejnë të mbytur në kanal 21-vjeçarin në Lushnjë

16 Gusht, 15:33| Përditesimi: 16 Gusht, 15:43

  • Share

LUSHNJË- Një 21-vjeçar është gjendur i mbytur nga palombarët e Reneas në një kanal me ujë fshatin Çukas i Ri  në Lushnjë. I riu kishte humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së djeshme.

Dyshohet se 21-vjeçari nga Burbullinja e Lushnjës, i cili vuante nga epilepsia, është vetëmbytur në kanalin vaditës.

‘Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Paraditen e sotme, me ndihmën e palombarëve të Repartit Special Renea, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?