Rezervuari i Gjançit

Kishte humbur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në rezervuarin e Gjançit 67-vjeçari në Korçë (EMRI)

6 Shtator 2023, 19:36| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 20:48

  • Share

Një i moshuar, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 2 shtator, është gjetur i pajetë në bregun e rezervuarit të Gjancit.

Niko Ngjela, 67-vjeç, banues në Korçë është konstatuar i pajetë buzë rezervuarit.

Ai ishte larguar nga banesa e tij më datë 02.09.2023. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjekoligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?