Gjykata Themelore e Prishtinës

Kishte kryer krime ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, gjykata dënon me 10 vite burg rezervistin e policisë serbe

11 Nëntor 2022, 16:23| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 16:26

  • Share

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 10 vite burg shtetasin serb Z.V i cili akuzohet për krime kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Mësohet se i akuzuar, është reservist i policisë serbe dhe së bashku me persona të tjerë, kishin kryer sulme ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Atij do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit që prej datës 13 shtator e në vijim.

“Me aktvendim të veçantë PS.nr.28/2022, të datës 11 nëntor 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me paragrafin  2, 6 dhe 7 të KPPK-së, të akuzuarit ia ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më shumë se dënimi i shqiptuar”, thuhet në vendimin e gjykatës Themelore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?