Tifozi i Vllaznisë Shaban Piranej

Kishte kthyer këpucarinë në muze të klubit, ndahet nga jeta tifozi i veçantë i Vllaznisë

9 Nëntor 2022, 13:25| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 14:05

  • Share

Vllaznia ka humbur një tifoz tejet të veçantë.

Shaban Piranej është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai e ndoqi Vllazninë që 10 vjeç në të gjitha qytet e Shqipërisë, ndërsa në Shkodër mbahet mend edhe për intervistën e katër viteve më parë kur klubi kuqeblu ra në Kategorinë e Parë. Shabani ishte me profesion këpucar dhe ambientin ku punonte e kishte kthyer në një muze të vogël për klubin ku mbante fanella.

“Një tifoz si ti

Një njeri i rrallë, simbol i tifozërisë kuqeblu, do na mungojë për emocionet dhe pasionin e jashtëzakonshëm me të cilin ti e ndjeke Vllazninë!

E përlote çdo zemër kuqeblu me zanin që të dridhej kur Vllaznia po binte nga kategoria 4 vjet më parë.

Por ashtu si gëzimi i një fëmije, u gëzove më mënyrë të papërshkrueshëm për rikthimin e Vllaznisë! Mu duk sikur takova tan tifozat e zjarrtë shkodran ndër vite kur t'solla fanellën e shënuesit të golit në fitimin e kupës së republikës.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt tifozi i madh i Vllaznisë Shaban Piranej!

Zoti e mëshiroftë e shpërbleftë me Xhenet,”-shkruan presidenti i klubit të Vllaznisë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?