Kishte kthyer lokalin e tij, në qendër bastesh sportive! Vihet nën hetim 51-vjeçari në Mat

5 Nëntor 2023, 11:48| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 11:56

  • Share

 

Një 25-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi kishte kthyer loklalin e tij në Mat në qendër bastesh sportive. Ndërsa nën hetim është vënë edhe një i ri, i cili u kap duke vënë baste nëpërmjet celularit në lokalin në fjalë.

Nën hetim janë vënë  A.N., 51  vjeç, banues në Burrel, pronari i lokalit, dhe L.D., 25 vjeç, i cili u kap në flagrancë në lokalin  shtetasit A.N., teksa vinte baste sportive, me celularë.

"Strukturat Hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat,  Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, mbështetur dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit  A.N., 51  vjeç, banues në Burrel, pronari i lokalit, dhe L.D., 25 vjeç, i cili u kap në flagrancë në lokalin  shtetasit A.N., teksa vinte baste sportive, me celularë", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër,  për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?