Kishte kthyer magazinën për kultivim kanabisi, vihet në pranga 35-vjeçari në Shkodër! I gjenden edhe 2 armë

1 Nëntor 2022, 12:22| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 12:43

  • Share

Altin Palushi, 35 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër është arrestuar nga policia pasi kishte përshtatur një magazinë për kultivimin e kanabisit.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në fshatin Beltojë, u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.

Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e 35-vjeçarit ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciatorë (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare. 

Një ditë më parë u finalizua faza e 8-të e megaoperacioni 'Qarku', si rezultat i së cilës u sekestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e munion luftarak. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?