Tiranë-Policia e Tiranës së bashku me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë ndihmuan një turist belg që kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”.
Pas disa orësh kërkime gjatë mbrëmjes së djeshme (6 shkurt), është bërë e mundur gjetja e 26-vjeçarit.
Sipas njoftimit të policisë i riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas marrjes së njoftimit se një turist belg kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin. Për shkak të terrenit të vështirë, kërkimet janë kryer në bashkëpunim me Njësinë Apline të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e dhënë.
Komente
