Sport

Kishte pasaportë false, arrestohet në Paraguaj ish- futbollisti Brazilian Ronaldinho

5 Mars 2020, 09:41| Përditesimi: 5 Mars 2020, 09:42

  • Share

Arrestohet në Paraguaj ish- futbollisti i famshëm brazilian Ronaldinho.

Sipas asaj që bëhet me dije nga Ministria e Brendshme në Paraguaj ish- ylli i Barcelonës dhe Milanit është ndaluar nga policia në një Resort në Asuncion me akuzën e falsifikimit të pasaportës.

Ronaldinho ndodhej në Paraguaj për të paraqitur një program për mbështetje shëndetësore për fëmijët së bashku me vëllain e tij Roberto De Assis.

Ronaldinhos pasaporta origjinale i ishte bllokuar kohë më parë për shkak se ka kryer krime mjedisore në Brazil.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?