Qendra e Masazheve

Tiranë/ Kishte përshtatur qendrën e masazheve për prostitucion, në kërkim administratori! Arrestohet 24-vjeçarja, në hetim 3 të tjera

19 Korrik 2023, 10:31| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 12:55

  • Share

TIRANË- Një 36-vjeçar, me iniciale O.RR është shpallur në kërkim nga policia pasi kishte përshtatur një qendër masazhesh për prostitucion në rrugën Bardhyl në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor ‘SPA’ u arrestua K.I 24 vjeçe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, të gjitha banuese në Tiranë. 

Sipas policisë O. Rr. administronte një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën ishin të punësuara 23-vjeçarja e arrestuar dhe tre shtetaset e tjera. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.      

Qendra që përdorej për prostitucion quhej, “Eva Massage Esthetic”. Ambienti është i aksesueshëm nga dy dyer. Policia do të sekuestrojë 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/07/2023 02:25

    /MERGIMTARI/,uria seksuale ne zyra do te vazhdoje njesoj.Pse te paguajne /ZYLOT/,kur e shijojne falas kundrejt nje tenderi,nje vend pune,nje provimi,etj?!

    Përgjigju
  • Mergimtari: 19/07/2023 15:22

    Ligjeruat LGB-t,ligjeruat kanabisin dhe nuk po ligjeroni zanatin me te vjeter ne bote prositucionin.Per deri sa ka femra qe duan ta ushtrojne ate profesion pse nuk ligjerohet?Ne gazeta,medja e kudo propagandohet seksi.Eshte seks,ka veshje seksi e plot te tjera,atehere ku eshte pengesa.Shqiperia nuk ben perjashtim nga bota,e prosituta shqiptare sheh kudo ne Europe.Me ligjerimin e atij zanati coc do tefitoj shteti dhe mund te ulet uria seksuale qe behet neper zyra.

    Përgjigju
  • Altini: 19/07/2023 12:40

    Lerini njerzit te bejne qejf ju lutem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?