Izet Dushaj

Kronikë

Kishte probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn

17 Shkurt, 16:55| Përditesimi: 17 Shkurt, 17:01

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar ankimimin e gjyqtarit të Apelit në Durrës, Izet Dushajt, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin e tij nga detyra.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 451, i datës 23.09.2021, për shkarkimin e gjyqtarit Dushaj, pasi nuk arrinte të justifikonte pasurinë.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

“Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 451, datë 23.09.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.02.2025”,- thuhet në njoftimin e KPA.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?