Foto ilustruese

Kishte shkuar për pushime në Itali, 19-vjeçari shqiptar mbytet në det! Hyri për të shpëtuar të dashurën

6 Gusht 2023, 18:27| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 22:45

  • Share

ITALI-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet italiane, ku 19-vjeçari me origjinë shqiptare, Anxhelo Cara është mbytur në det ku kishte shkuar me të dashurën në plazhin e Baia Verde, në zonën Gallipoli, të Italisë

I riu me origjinë shqiptare me banim në Bari, kishte shkuar me të dashurën në plazh. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.

Nuk është e qartë ende si ka ndodhur ngjarja. Nga informacionet e para djali ka hyrë në det për të ndihmuar të dashurën e cila duket se ka qenë në vështirësi për shkak të rrymave detare por u gjend vetë i përfshirë mes rrymave të në ujërat e Jonit, pa mundur të gjente drejtimin për të arritur në breg.

Ndonëse e ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë shqiptari nuk ia ka dalë të mbijetojë, pasi është nxjerrë pa ndjenja nga deti.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet informon media italiane

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 06/08/2023 23:07

    Po e dashura shpetoi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?