Foto ilustruese

Kishte thyer 'arrestin e shtëpisë' dhe ishte 'strehuar' te e dashura, në pranga 23-vjeçari shqiptar në Itali! Tentoi të arratisej nga çatia kur policia shkoi për ta arrestuar

1 Dhjetor 2022, 15:17| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 15:26

  • Share

ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Scicli të zonës së Raguzës. I riu, i papunë, i cili ishte në arrest shtëpie, ishte larguar nga banesa ku i ishte përcaktuar nga autoritet për të qëndruar.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe kur nuk kishte asnjë gjurmë prej tij, 23-vjeçarit, masa e sigurisë e arrestit në shtëpi ishte hequr dhe zëvendësuar me regjimin e paraburgimit.

Falë një hetimi të gjatë, karabinierët arritën të lokalizonin të arratisurin në shtëpinë e të dashurës së tij, e cila ishte po ashtu shqiptare, në Sampieri. Me mbërritjen e policisë, 23-vjeçari ka tentuar të ikë në këmbë, duke u ngjitur në çatitë e shtëpive aty pranë. Pas një ndjekjeje të gjatë, ata rrethuan dhe e bllokuan të riun ku më pas dhe e arrestuan.

Gjatë kontrollit u gjet një sasi e madhe cigaresh, duhan, kesh dhe celularë. I gjithë materiali u sekuestrua dhe po vijojnë hetimet për të konstatuar origjinën e mundshme të paligjshme. I riu u dërgua në burg. Ai duhet të vuajë një dënim të mbetur prej 5 vjet, 4 muaj e 28 ditë burg. Gjithashtu, u dënua me gjobë prej 12,400 euro dhe dëbim nga territori i shtetit, për krime kundër pasurisë si vjedhje, përfshirë ato të rënda, posedim dhe tregtim droge.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?