TIRANË- Policia sekuestroi 16.930 euro dhe nisi hetimin ndaj një 26-vjeçari, pasi nuk deklaroi shumë e parave që kishte me vete teksa po përpiqej të kalonte kufirin në Rinas.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të M.V, në çantën e dorës iu gjetën paratë që ky i fundit nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj M. V. banues në Podgoricë, Mal i Zi, policia do të nis hetimin për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.