"Të puth", makina luksoze me targa britanike bën manovra të rrezikshme, kapet duke bërë gara në rrugët e Tiranës! Gjobitet me 60 mijë lekë (VIDEO)

13 Maj 2022, 09:36| Përditesimi: 13 Maj 2022, 09:55

  • Share

Një makinë luksoze tip "Benz E Class" është kapur duke bërë manovra të rrezikshme në rrugët e Tiranës. Automjeti është me targa britanike të personalizuara 'Kiss you' që në shqip përkthehet "Të puth".

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se në mbrëmje është kapur nga policia e Rrugore e Tiranës pasi bënte gara dhe drifte në rrugët e kryeqytetit. Këto manovra të rrezikshme mund të shkaktojnë aksidente të rënda me pasojë plagosjen ose vdekjen.

Shoferi i automjetit luksoz u gjobit me 60000 lekë për shkeljet: "Mosrregullim Shpejtësie", "Manovra të Gabuara", "kalim në korsinë e autobusit". Ndërkohë po kryhen verifikime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?