Ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger

Kissinger në Davos: Dikur isha kundër Ukrainës në NATO, kisha frikë se do shkaktonte luftën! Tani jam kundër përballjes Përendim-Rusi

17 Janar 2023, 21:41| Përditesimi: 17 Janar 2023, 21:44

  • Share

"Unë isha kundër perspektivës së anëtarësimit të Ukrainës në NATO, sepse kisha frikë se do të shkaktonte pikërisht atë që ne shohim tani," Kështu e nisi fjalën e tij  ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojë të mbështesë Ukrainën deri në arritjen e armëpushimit, ndërkohë që ai mbrojti pranimin e vendit në NATO.

Duke folur përmes video-lidhjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Kissinger tha se më para luftës ka qenë kundër anëtarësimit në NATO, për arsye se konflikti mund të përshkallëzohej. 

"Para kësaj lufte, unë isha kundër perspektivës së anëtarësimit të Ukrainës në NATO, sepse kisha frikë se do të shkaktonte pikërisht atë që shohim tani."

Megjithatë, me kushtet e sotme, ai theksoi se "neutraliteti" i Ukrainës është i pakuptimtë dhe shtoi se "anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte i përshtatshëm" pasi të zgjidhet konflikti.

Kissinger theksoi gjithashtu se duhet bërë gjithçka e mundur për të parandaluar një konflikt frontal ushtarak midis Perëndimit dhe Rusisë dhe për të ruajtur kanalet e komunikimit me Moskën për t'i dhënë asaj një shans për t'u bashkuar me sistemin ndërkombëtar pasi të arrihet një marrëveshje paqeje.

"Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur rezistencën ukrainase, duhet të vazhdojnë ta mbështesin atë dhe, nëse është e nevojshme, të rrisin ndihmën ushtarake , derisa të arrihet një armëpushim ose (një armëpushim) të bihet dakord për të zhvilluar bisedime paqeje," tha ish-kreu i diplomacisë amerikane.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cimi: 19/01/2023 10:42

    Mjer populli qe lufton, rri pa uje, drita, buke, ne te ftohte... Franca vetem qe te mos bombardohej kapitulloi per 4 dite. Perse te mos gjendjet nje rruge e ndermjetme nese e duan me te vertete popullin?

    Përgjigju
  • Igor: 18/01/2023 07:21

    Luften e ndalon vetem OKB,e jo tue derguar arme te renda ne Ukraine,qysh mundet OKB ta ndalon luften duhet te vendoset nji ligj boterore qe e denon Agresorin dhe nderprerja e lidhjes dipllomatike ne tere boten te perjashtohen ambasadat e Agresorit dhe jo vetem per Rusine ,por edhe per Amerikanet,per Izraelitet, Kinezet etj, te krijohet nji Arbitrazhe nderkombetare dhe jo me veto por me shumicen neqoftese vazhdon keshtu gjysma e popullates ne Evrope dote vdesin nga Uria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?