Henry Kissinger

Kissinger shikon përtej luftës: Duhet riintegrim i Rusisë në sistemin evropian

28 Qershor 2022, 11:07| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 11:09

  • Share

Ish-sekretari amerikan i shtetit: “Duhet mposhtur pushtimi i Rusisë, jo Rusia si një entitet historik. Nuk e këshillova kurrë Ukrainën të lëshonte territorin, por çështja e përfundimit të konfliktit duhet të trajtohet në aspektin e qëllimeve politike: nuk mund të vazhdoni të luftoni pa një qëllim"

Fjalët e Henri Kisingerit kanë frymën e historisë së madhe! Tashmë teksa ka arritur 99-vite jetë, arkitekti i pjesës më të madhe të politikës së jashtme amerikane në shekullin e njëzetë, është ndoshta burrështeti më i madh i gjallë. Dhe prandaj gjykimi i tij për atë që po ndodh sot në botë duhet dëgjuar me vëmendje, i shqiptuar nga zëri i tij i ngadaltë dhe i thellë që nuk e ka humbur atë theks origjinal gjerman.

‘Sebepi’ është botimi i librit të tij të fundit, "Udhëheqja", në të cilin Kissinger përshkruan gjashtë shembuj të lidershipit politik - nga Adenauer te De Gaulle, nga Nixon te Sadat, nga Lee Këan Yeë te Margaret Thatcher - të cilët ai i ka ilustruar dje, nëpërmjet Zoom, për korrespondentët në kryeqytetin britanik. Të gjithë personazhet ai i takoi personalisht: ashtu siç kishte përvojën e drejtpërdrejtë të Vladimir Putinit, i cili ishte i ftuar - thotë ai - në një darkë në shtëpinë e tij në Uashington.

"Unë e respektoja inteligjencën e tij - kujton Kissinger për presidentin rus - ai ishte një llogaritës i kujdesshëm nga pikëpamja e një shoqërie që ai e interpretonte si të rrethuar nga pjesa tjetër e botës. E gjeta një analist inteligjent të situatës ndërkombëtare nga pikëpamja ruse: kush do të mbetet i tillë dhe do të duhet të merret parasysh kur të përfundojë lufta”

Sepse kjo është pika qendrore e arsyetimit të tij: pushtimi i Ukrainës duhet të mposhtet, "jo Rusia si shtet dhe si entitet historik". Dhe për këtë arsye, kur armët përfundimisht të heshtin, "çështja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Evropës do të merret shumë seriozisht".

Supozimi, nënvizon Kissinger, është se Rusia ka qenë pjesë e historisë evropiane për pesëqind vjet, ka qenë e përfshirë në të gjitha krizat e mëdha dhe "në disa nga triumfet e mëdha të historisë evropiane": dhe prandaj "duhet të jetë misioni i diplomacisë së Perëndimit dhe asaj ruse për t'u kthyer në kursin historik për të cilin Rusia është pjesë e sistemit evropian. Rusia duhet të luajë një rol të rëndësishëm”.

Kissinger tha se ishte i befasuar nga përmasat e sulmit rus në Ukrainë dhe, megjithëse nuk ka asgjë për ta justifikuar atë, ai zbulon se "Perëndimi nuk ishte shumë i ndjeshëm për t'i ofruar Ukrainës hyrjen në NATO, sepse kjo do të thoshte se e gjithë zona midis Murit të Berlinit dhe kufirit rus do të ishin mbushur nga NATO, duke përfshirë territoret nga të cilat kanë nisur sulmet kundër Rusisë gjatë historisë”.

Por tani duhet të shohim se si t'i japim fund konfliktit: "Po vijmë në një moment - thotë ai - në të cilin duhet të përballemi me çështjen e përfundimit të luftës si në aspektin politik ashtu edhe në atë ushtarak. Ne nuk mund të vazhdojmë thjesht të luftojmë pa ndonjë qëllim".

Kissinger, megjithatë, mohon të ketë këshilluar Presidentin Zelensky të heqë dorë nga territoret në këmbim të paqes, siç i atribuohet. Ai bën dallimin midis Krimesë dhe Donbasit, të aneksuar në 2014 "me miratimin e Evropës dhe Amerikës", dhe territoreve të pushtuara nga rusët. Pas pushtimit të 24 shkurtit: "Nëse Ukraina e privon Rusinë nga çdo pushtim, atëherë mund të fillojë një negociatë për marrëdhëniet e ardhshme," argumenton ai. Sikur të ulej edhe ai në atë tryezë bisedimesh./ Përktheu nga Corriere.it SHQIPTARJA.COM

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?