Lasse Wellander

Kitaristi i ABBA-s ndërron jetë në moshën 70-vjeçare

10 Prill 2023, 09:34| Përditesimi: 10 Prill 2023, 09:41

  • Share

Kitaristi i ABBA, Lasse Wellander, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Legjenda suedeze e muzikës, 70 vjeç, luajti në disa nga hitet më të mëdha të grupit ABBA dhe ishte pjesë e madhe e suksesit të tyre gjatë viteve 1970 dhe 1980.

Kitaristi, i cili luajti në gjithsej 24 nga regjistrimet e ABBA, vdiq të Premten e Madhe.

Ishte familja e cila ndau sot lajmin tronditës. Ata shkruan në një deklaratë në Facebook: 'Me trishtim të papërshkrueshëm duhet të njoftojmë se i dashuri ynë Lasse ndërroi jetë. Ne të duam dhe na mungon shumë.’

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?