Sociale
Sport

‘Kitesurf’ në bregdetin e Durrësit, sportet ekstreme startojnë kampionatin dhe në Shqipëri! 30 pjesëmarrës në garë (VIDEO)

29 Qershor, 12:09| Përditesimi: 29 Qershor, 13:38

  • Share

Për herë të parë në vendin tonë dhe pikërisht në Durrës u zhvillua gara e parë e sportit ujor të Kitesurfit. 30 ushtrues të këtij sporti u mblodhën në bregdetin e "Sektorit Rinia"duke përfituar nga moti me erë të fortë dhe realizuan garën e parë të këtij sporti.

Ndërkohë bregdeti i "Sektorit Rinia"u regjistrua si një ndër të rrallët në rajonin tonë ku mund të ushtrohet sërfi me të gjitha specialitetet e tij.Pjesmarrësit në këte event sportiv janë entuziastë se për pak kohë,kjo pjesë e bregdetit të Durrësit e cila është e pafrekuentuar do të gëlojë nga turistët vendas e të huaj të cilët ushtrojnë sportin e sërfit.

Edhe në këtë garë kishte sërfistë nga vende të huaja të cilët janë bërë pjesë e federatës shqiptare të Kitsurfit. Ata janë njohur me të nëpërmjet rrjeteve sociale.

Fatjon Konçi,  President i Federatës Shqiptare të Kitsurfit thotë se kjo federatë është rezultat i bashkimit të 3 shoqatave të këtij sporti.

"Anëtarët e tyre kanë kohë që ushtrojnë këte sport në mënyrë individuale ndërsa tani do të marrin pjesë në një garë të vërtetë.Veç kësaj ne gëzohemi se kemi zbuluar një bregdet ideal për ushtrimin e këtij sporti siç është Sektori Rinia.Shumë shpejt kjo zonë do të njohë një bum turistësh të cilëy ushtrojnë sërfin.Sot ishin edhe 2 italiane të cilat pak më parë testuan këtë pjesë të bregdetit",  tha ai.

Ndërsa Herald Kapaj sqaroi rregullat kryesore të garës.

"Pjesmarrësit do të realizojnë një garë në segmentin Sektori Rinia deri te Grykëderdhja e Lumit Erzen dhe kthim.Kjo do të realizohet 2 herë", tha ai ndërsa theksoi se në të ardhmen shpreson që numri i pjesmarrësve të jetë më i madh.

Haki Hoti është pjesmarrësi më i vjetër në këte garë. Ai është nga Kosova dhe shperehet se mosha nuk e pengon që të marrë pjesë në këte garë me djem e vajza të reja.

Kitsurfi është një sport që konsiston në një platformë ku mbështeten këmbët e sportistit dhe që me një litar që fiksohet në belin e tij lidhet një balonë e cila e tërheq atë.Ky sport kërkon një shpejtësi ere prej 20 nyjesh në orë ose afërsisht 20 km/orë.

Sektori Rinia deri te Gjiri i Lalzit ka si karakteristikë erën e fortë që e përfshin herë pas here e që është ideale për ushtrimin e sërfit.Veç kësaj bregdeti është i cekët e që plotëson një tjetër kriter për ushtrimin e këtij sporti.

lajm ne perditesim...

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?