Ngjarja pa precedentë, dhunimi i të moshuarës në azilin në Pejë bëri jehonë dhe në mediat ndërkombëtare. Pamjet e rënda, tronditën opinionin publik në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, ndërsa reagime të ashpra ka pasur nga personazhet publike shqiptare dhe jo vetëm.
Së fundmi, aktorja e njohur spanjolle, Clara Galle ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një postim me disa foto të të moshuarës së dhunuar.
"Kjo është bota në të cilën duam të jetojmë?”, shkruan ajo aktorja në story-n e saj.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në azilin “Orenda” në qytetin e Pejës, ku një e moshuar është dhunuar fizikisht nga 3 infermiere të shtëpisë së moshuarve.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 29 tetor, ndërsa pamjet ku tregohej momenti i dhunimit të saj u bënë publike më 2 nëntor në rrjetet sociale. E moshuara shihet se goditet në fytyrë dhe më shqelma nga një infermiere e identifikuar si Aurona Pelaj, ndërsa 2 infermieret e tjera të cilat shihen në video, qëndrojnë pasive, qeshin dhe nuk reagojnë.
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.