Foto ilustruese

Kjo është faza kur fëmijët thonë gjithmonë ‘JO’, ekspertët për prindërit: Duhet durim dhe dashuri

28 Prill 2023, 09:28| Përditesimi: 28 Prill 2023, 09:34

  • Share

Prindërimi është padyshim profesioni më i vështirë, i mbushur plot me sfida dhe problematika, të cilat duhet të menaxhohet në një formë që marrëdhënien fëmijë – prind të përmirësohet dhe shëndoshet.

Marrëdhënia me fëmijët, aq më tepër kur ata janë në një moshë kur nuk i kuptojnë aq shumë veprimet e tyre është shumë delikate, pasi një "jo " e tyre mund të pasojë një sjellje aspak të mirë që mund të keni kundrejt tyre.

Ekspertët e përcaktojnë si "faza e jo-së". Rreth dy vjeç e gjysmë fëmija i përgjigjet gjithçkaje dhe të gjithëve me një "jo" të thatë, refuzon të bindet, kundërshton të rriturit dhe reagon në mënyrë kryeneçe qoftë dhe me kërkesat më të thjeshta. Një sjellje kjo që mund të irritojë dhe prindin më të duruar.

Nga se shkaktohet kjo sjellje?

 “Jo-ja” përfaqëson një etapë shumë të rëndësishëm në evoluimin psikologjik të çdo fëmije.

Përmes kësaj etape fëmija mundohet të krijojë individualitetin dhe autonominë e tij në vendimmarrje.

Kjo fazë mund të konsiderohet faza pasardhëse e fazës së Unit, që zhvillohet rreth moshës dy vjeçare, kur fëmija fillon të flasë për veten, që tregon se tashmë është koshient për identitetin e tij.

Veçanërisht, fëmija fillon të perceptojë nevojën për t’u shkëputur nga nëna, me të cilën ka qenë shume e lidhur deri në atë moment të jetës së tij. Tani fëmija ka nevojë për një shkëputje të vogël. Kësisoj s’ka përse të duket e çuditshme, nëse jo-të më të shprehura janë ato drejtuar asaj.

Ja si duhet të silleni me fëmijët në këtë fazë

Shumë durim dhe dashuri është çelësi i prindërimit. Është e rëndësishme, që t’ju shpjegoni fëmijëve arsyet e zgjedhjes së tyre dhe kërkesave tuaja, në mënyrë që atyre t’u duken më të pranueshme. Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ata të mos kenë ‘jo’ të prera, duke mos u tronditur kësisoj në vendimet e tyre.

Ajo që është e rëndësishme është fakti se fëmija në pesë vitet e para të jetës ka nevojë për pika referimi të sakta, të cilat i caktojnë atij Iimite, rregulla që e bëjnë atë të kuptojnë se deri ku mund të shkojë.

Prindërit duhet të kufizojnë sa më shumë “jo”-të e fëmijës kundra urdhrave të dhëna. P.sh. në vend që t’i ndaloni fëmijës t’i afrohet shkallëve, dritareve, sobës, duhet në radhë të parë të riorganizoni apriori hapësirën e shtëpisë, duke i lejuar kësisoj fëmijës të shëtisë lirshëm nëpër shtëpi, pa i thënë vazhdimisht “kujdes, mos, jo aty” e të tjera si këto.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?