Ejona Karkini është fituesja e përzgjedhur mes 64 aplikuesve nga Komisioni Shtetëror i 80-vjetorit të Çlirimit, në një konkurs të hapur të mbajtur nga Ministria e Kulturës dhe Inovacionit.
"Logoja Kombëtare 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë përmban Monumentin Nëna Shqipëri, nëpërmjet se cilës u mundova të përcjell lirinë që fal figura e saj me elementë si veshja që valëvitet, që në këtë rast mban në dorë flamurin shqiptar, ndryshe nga skulptura ku ajo ka gjethe dafine dhe një yll. Ashtu si flamuri merr prezencë skenike kur valëvitet nga era, ideja e shiritit që formon 80-en e viteve që gëzojmë si të çliruar, ndjesia që të jep pavarësia” tha autorja 26 vjeçare Ejona Karkini, ish studente e arkitekturës
Imazhi i logos u prezantua për herë të parë sot pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pasi tashmë të gjitha autoritetet publike në vend do të kenë në shkresa këtë logo deri në përfundim të vitit.
80-vjetori i Çlirimit është miratuar si vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave, në nder të heronjve e dëshmorëve që i dhuruan këtij vendi lirinë.
Që prej ditës së sotme, të gjitha institucionet publike të vendit, duhet të përdorin si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar memorialin ikonë “Nëna Shqipëri” në kuadër të 80 vjetorit të çlirimit.
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në facebook, bën me dije se fituesja e konkursit për krijimin e logos kombëtare të 80 vjetorit të çlirimit është Erjona Karkini.
“Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të qëndrojë kryelartë si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve në “Vitin Mbarëkombëtar të 80-Vjeorit të Çlirimit”.
Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes konkuruesve”- shkruan Rama.
Mua me pelqen edhe pse origjnali ka yll e dege dafine ne dore dhe jo flamur,me pelqen si eshte konceptuar 80-ta,ngjan me valet e fundit te xhubletes. E vetmja gje qe nuk me pelqen,eshte krahu qe mban flamurin dhe krahu tjeter.Duken si krahe te holle balerine,gati per arabesken e rradhes,jo krahe te mbushur e te fuqishem te nje gruaje ne moshe.Jo se origjinali i kishte me te mire (duken si krahe burri),por dhe keto qe kane bere ne logo bien ne kontrast me trupin qe duket shume me i mbushur,pra jane ne proporcion te zhdrejte anatomik,qe nuk mund t'i justifikosh dot as edhe me nje veshje te lire,te trashe,apo te shpenguar te trupit
PërgjigjuPo gjysma tjeter e shqiponjes ku eshte? Ndoshta do tè thuash vetem formato e ballit ishin forca tradhetare?
Përgjigju