'Kjo Tiranë do jetë më e mirë se sezonin e kaluar', Halili entuziast pas derbit! Trajneri i Partizanit: U rrëzuan skemat, gabuam të gjithë

3 Tetor 2022, 09:56| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 14:00

  • Share

Një derbi për të mos u harruar ishte ai i të dielës për Tiranën kampione në fuqi, pasi bardheblutë fituan 0-2 kundër Partizanit kryesues edhe pse luajtën për 60 minuta me një lojtar më pak në fushë. Në kampin e 26 herë kampionëve të vendit 3 pikët kanë rritur entuziazmin dhe vetëbesimin në skuadër.

“Ishalla në kampionatin shqiptar do ketë ndeshje të tilla, pasi bukurinë siç u pa ia dhanë tifozët. Unë e kam thënë se kjo skuadër do shënojë më shumë se vitin e kaluar kur u shpallëm kampionë,”-u shpreh Refik Halili, president i Tiranës.

“Mendoj se është një fitore shumë e rëndësishme për faktin se luajtëm me një lojtarë më pak. Ndeshja mori një rrjedhë të çuditshme me humbjen e penalltisë dhe dalja shumë shpejt me karton të kuq. Kjo na goditi nga ana psikologjike, por skuadra meriton një bravo të madhe.”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Ndërkohë te Partizani zhgënjimi dallohej qartë, sidomos te trajneri italian i cili pohon se të gjithë skemat iu rrëzuan.

“Në këtë ndeshje nuk ka funksionuar asgjë. Ss me 10 lojtarë dhe as me 11. e patëm përgatitur ndeshjen në mënyrë tjetër por ishim të brishtë. Nuk është vetëm faji i lojtarëve, por edhe i trajnerit. Nuk e di sa kohë do duhet për të marrë veten nga kjo humbje,”-tha Giovani Colella, trajner i Partizanit.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë rradhazi në derbi që Partizani nuk fiton ndaj Tiranës, ndërsa për rrjedhojë në fund ka patur edhe një premio prej 25 milionë lekësh nga presidenca për futbollistët.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?