Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe Suel Çela

Kronikë

Klani i Suel Çelës/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu pretendon se është e sëmurë, betohen në GJKKO 2 ekspertët mjeko-ligjorë! Javën tjetër ekspertiza

10 Shkurt, 13:26| Përditesimi: 10 Shkurt, 13:31

  • Share

Tiranë- Dy ekspertët mjeko-ligjorë, të cilët u kërkuan seancën e kaluar nga Gjykata e Posaçme për të kryer ekspertimin mjekësor të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, u paraqitën ketë të hënë (10 Shkurt) në GJKKO.

Ata morën detyrat nga togat e zeza dhe bënë betimin në lidhje me aktin që do të kryejnë në ambientet e paraburgimit në Pogradec, për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-gjyqtares.

Mbrojtja ligjore e Fetahut ka pretenduar se ajo ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por ky pretendim do përcaktohet nga ekspertët.

Javën e ardhshme, kur do mbahet seanca e radhës, pritet që dy ekspertët të sjellin edhe konkluzionin e raportit të ekspertimit. 

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

SPAK e ka dosjen në fjalë ende në proces hetimor dhe ka kryer dhjetëra arrestime.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?