Klarens Sedorf

Klarens Sedorf merr drejtimin e kombëtares së Kamerunit

4 Gusht 2018, 17:05| Përditesimi: 4 Gusht 2018, 17:09

  • Share

Pasi drejtoi Milanin dhe Deportivo La Korunjën, Klarens Sedorf do të drejtojë kombëtaren e Kamerunit në Afrikë. Federata e këtij vendi i ka bërë ofertën që të jetë ai trajner i kombëtares dhe ish-futbollisti legjendar nuk e ka refuzuar.

E për më tepër, Sedorf do të ketë si ndihmës në stafin teknik një tjetër legjendë të futbollit, Patrik Klajvert. Një lëvizje e shpejtë e holandezit Sedorf, që vetëm 3 ekipe ka drejtuar, ndërsa tani kalon në nivel kombëtaresh.

Emri i Sedorf u lakua edhe për Kombëtaren shqiptare, porn ë fund FSHF zgjodhi Christian Panuccin.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?