Foto ilustruese

Sociale

Klasat e 9-ta, dalin datat kur do të zhvillohen tre provimet e lirimit

9 Prill 2021, 16:32| Përditesimi: 9 Prill 2021, 16:45

  • Share

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta në arsimin parauniversitar do nisin me 16 qershor. Sipas udhëzimi të miratuar nga Ministria e Arsimit,  Sportit dhe Rinisë, në këtë datë, nxënësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën "Gjuhë shqipe".

Ndërsa në datën 21 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë në lëndën e Matematikës. Prova e fundit do të jetë testi i gjuhës së huaj,  që do të zhvillohet në datën 25 qershor.

Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën "Gjuhë amtare", që do të jepet në datën 11 qershor. Çdo provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?