Klasike e çmendur në 'Loro Boriçi', Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët në javën e dytë të Superiores

25 Gusht, 22:59| Përditesimi: 25 Gusht, 23:00

  • Share

Vllaznia dhe Tirana kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores.

Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë me Zharmuni. Ndërkohë në pjesën e parë Tirana ishte edhe e pafat pasi traversa i mohoi një tjetër gol.

Pjesa e dytë do të ishte më e zjarrtë me Balaj që riktheu baraspeshën në minutën e 55-të nga pika e bardhë e penalltisë.  Ndërkohë Ismajli kaloi në avantazh skuadrën e tij, por vetëm pas dy minutash Balaj i prishi festën duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit.

Kështu mbyllet sfida dhe të dyja skuadrat dalin nga “Loro Boriçi” me nga 1 pikë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 26/08/2024 01:58

    Tifozët e Tiranës duhet të përjashtohen nga shikimi i ndeshjes në stadiume!! Vetëm dhunë, sharje e rrahje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?