Sport

Klasike jetike për Tiranën, trajneri Shkëmbi: Shpresoj që fati mos të jetë sërish me Vllazninë! Të martën edhe 2 sfida të tjera

10 Mars, 16:40| Përditesimi: 10 Mars, 17:22

  • Share

Tirana që vjen pas fitores me goleadë kundër Laçit, por që vazhdon në ujërat e tubullta të mbijetesës, të martën në orën 16:30 do të luajë në Elbasan Arena ndeshjen delikate kundër Vllaznisë. Një kundërshtar që bardhebluve këtë sezon u ka shkaktuar 2 disfata dhe 1 barazim.

“Luajmë kundër një kundërshtari që ndoshta është në momentin e tij më të mirë, një klasike. Shpresojmë dhe jam i bindur që do bëjmë një paraqitje të mirë dhe shpresojmë të mos kenë atë fatin që kanë patur ndaj nesh në 3 ndeshje, sepse kemi bërë lojëra të mira pavarësisht rezultateve. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimësinë, por më të rëndësishme janë 3 pikët,”-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.

Për shkodranët sfida gjithashtu është përcaktuese për vendin e dytë dhe për të vijuar ndjekjen ndaj Egnatias kryesuese.

“Është një ndeshje e madhe derbi dhe duhet të jemi të përgatitur si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Na ka ecur mirë kundër Tiranës në këtë sezon, por tani bardheblutë kanë fituar stabilitet dhe do të jetë një ndeshje ndryshe,”-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë

Po të martën, por në orën 13:30 Laçi do të presë Egnatian, ndërsa në orën 17:00 java e 29 e Superligës mbyllet me sfidën Teuta-Elbasani.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?