Visar Bekaj

'Klasikja' me Vllazninë, Orges Shehi merr lajmin e mirë te Tirana

9 Shkurt 2023, 16:33| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 16:36

  • Share

Vllaznia dhe Tirana luajnë të diel në 16:00 për javën e 21-të në Superligë. Në "Loro Boriçi" do zhvillohet "Klasikja e Shqipërisë", teksa në stadium pritet që shkallët të jenë të mbushura.

Te Tirana trajneri Orges Shehi ka të gatshëm edhe portierin Visar Bekaj. Prishtinaliu u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Egnatias në transfertë (0-2), duke marrë ndihmë mjekësore në spital. Tanimë gjithçka ka kaluar dhe Bekaj projektohet mes shtyllave në një duel më shumë se të rëndësishëm për dy skuadrat.

Veç Abazajt, te Tirana edhe Albano Aleksi do të humbasë sfidën me Vllazninë. Lojtari u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë. Futbollisti ishte një nga pesë lojtarët me nga tre kartonë, ndërsa ata janë Bekaj, Iseni, Hila dhe Najdovski, të cilët nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Vllazninë do të humbasin takimin e radhës në kampionat.

Pas javës së 20-të, Tirana kryeson kampionatin me 37 pikë, gjashtë më shumë se Vllaznia dhe Partizani ndjekës (31).

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?