Trajneri i Tiranës Shkëmbi dhe Brdaric i Vllaznisë

Sport

Klasikja pa gola, Shkëmbi për Report TV: I kënaqur me 1 pikë! Trajneri i Vllaznisë: Ishim pafat

12 Mars, 16:18| Përditesimi: 12 Mars, 16:20

  • Share

Përballja Tirana-Vllaznia, e njohur ndryshe si klasikja e Shqipërisë, ka përfunduar me rezultatin 0-0 pavarësisht se kryeqytetasve në pjesën e parë iu anuluan dy gola me VAR. Në fund të dy skuadrat u panë të lumtura me rezultatin edhe pse Tirana lufton për mbijetesë dhe renditet në vendin e tetë.

“Kundër Vllaznisë edhe një pikë besoj se bën punë. Patëm momentet tona për ta fituar ndeshjen, por edhe Vllaznia dy mundësi ku mund ta pësonim. Për këtë them 1 pikë është në rregull edhe sepse të luash kundër Vllaznisë nuk është e thjeshtë. Sidomos për raportin ofensiv që kanë. Në terësi jam i kënaqur me skuadrën për atë që dha,”-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.

Barazimi i kushtoi Vllaznisë vendin e dytë në javën e 29 të Superligës, pasi më herët Dinamo fitoi 3-1 kundër Bylisit.

“Arritëm të mbajmë portën të paprekur dhe morëm një pikë. Mund të them se ne perfundim ishte e drejtë sepse ata luftojnë për mbijetesë dhe ishte një ndeshje shumë e veshtirë. Krijuam më shumë në pjesën e dytë, por duhej edhe fati që ta fitonim këtë ndeshje,”-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Në barazim pa gola përfundoi edhe sfida mes Teutës së parafundit dhe Elbasanit, ndërsa sfida tjetër e së martës mes Laçit dhe Egnatias u mbyll me shifrat 1-1. Pas 29 javësh kampionat rrogozhinasit vijojnë në krye me 53 pikë, 3 më shumë se Dinamo e vendit të dytë, ndërsa renditjen e mbyll Skënderbeu me 27 pikë, 2 më pak se Teuta e vendit të 9 dhe 3 më pak se Tirana e vendit të 8.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?