Klaus Gjasula

Klaus Gjasula flet për autogolin dhe golin me Kroacinë: S’isha i qetë! Më iku truri

9 Korrik, 11:16| Përditesimi: 9 Korrik, 11:20

  • Share

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares së fundmi në një intervistë televizive ka rrëfyer emocionet e tij në ndeshjen me Kroacinë.

Ai tha se sapo hyri në fushën e lojës me zëvendësim, gjithçka shkoi keq për kuqezinjtë

“Atë moment e kam pritur gjithë jetën. Ishte situata që lejoheshin 5 lojtarë të nxeheshin dhe unë nuk isha te ata 5 lojtarët. U nxehën më shumë sulmuesit pastaj erdhi rasti që Kroacia futi sulmuesin e gjatë dhe kështu ndryshoi situata.

 U nxeha pak dhe hyra menjëherë në lojë. Kur hyra kisha shumë mendime. Kur hyra pa prekur një top, 1 me 1. Situata e dytë në fushë pastaj bëhet autogol, më iku pak truri me thënë të drejtën”, shprehet Gjasula.

Në minutat e fundit, Gjasula shprehet se vendosi që në çdo aksion të avanconte shumë përpara për të rikuperuar gabimin.

“Në 3-4 minuta u ndryshua gjithë loja. Mendoja pse më ngeli mua kjo tani. Prandaj filluam kundërsulmet që kishim ne 10 minutat e fundit, ngjitesha gjithmonë para se doja të rekuperoja diçka. Kisha 2-3 situata hutimi, më kishte ikur truri, nuk isha shumë i qetë.

Në fund kuptova që tani duhet të bëjmë diçka dhe prandaj u ngjita gjithmonë përpara. Që do bëja gol, normal që nuk e dija. Ndeshja ime nuk ishte, po do rregulloja gabimin që bëra”, tha ai.

Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?