Klauzola e largimit 38 mln euro, Rashica kërkohet nga kampionët e Europës (VIDEO)

19 Shkurt 2020, 16:29| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 18:13

  • Share

Milot Rashica është në survejimin e Liverpool, kampiones së Europës që po mban nën vëzhgim disa yje të Bundesligës. Gazeta gjermane Bild shkruan se disa skautë të klubit anglez janë urdhëruar për të dërguar raporte mbi futbollistin e përfaqësues së Kosovës, që këtë sezon me klubin e Werder Bremen ka shkëlqyer duke realizuar shtatë gola në tetëmbëdhjetë ndeshje.

Sipas këtij burimi Rashica ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh që aktivizohet në merkaton e verës. Kujtojmë se 23-vjeçari në janar të 2018 erdhi nga Vitesse te Ëerder Bremen ku në kaq kohë ka arritur të impresionojë klubet më me emër në Europë. Rashica fillimisht ishte pjesë e kombëtares së Shqipërisë, por pas Europianit të 2016 kaloi te Kosova.

Sakaq, po ‘Bild’, raporton për një interes të shtuar të Liverpool për sulmuesin e Leipzig Timo Ëerner. Klazuola e futbollistit gjerman është 62 mln euro, por agjenti i tij në një dalje të fundit e ka mohuar interesimin nga kampionët e Europës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?