Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Opinion

KLD, japonezët shqiptarë pa pushkë

8 Maj 2018, 19:10| Përditesimi: 8 Maj 2018, 19:13

  • Share

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk na zhgënjeu edhe një herë. Në linjë me historinë dhe reputacionin që mban, në drejtim të mbrojtjes së korrupsionit të gjyqtarëve dhe të garantimit të paprekshmërisë së çfarëdo shkeljeje e pazari të pisët që ata bëjnë, KLD ka thënë edhe një herë “jo” për shkarkimin e katër gjyqtarëve, të kërkuar nga Ministria e Drejtësisë. Ashtu siç kishte bërë edhe në janar të këtij viti, kur kishte rrëzuar kërkesën e ministres Gjonaj për masa disiplinore për 13 gjyqtarë.

Rasti i mbledhjes së janarit, me debatet e brendshme që u botuan në media, zbuloi natyrën e vrazhdë dhe të pandjeshme me të cilën KLD ka hedhur poshtë akuza konkrete për shkelje monstruoze të një liste të gjatë gjyqtarësh. Kush lexon se çfarë kanë thënë anëtarët e KLD në atë mbledhje, kupton se tashmë aleanca e sistemit të vjetër të drejtësisë me abuzimin dhe shpërfilljen e ligjit, ka marrë trajtat e një sëmundjeje terminale. Nuk njohin më skrupuj, vetëm votojnë si korporatë që ndjen se ndodhet në rrezik.

Vonesa e Reformës në Drejtësi, bashkë me kostot që ka sjellë në krijimin e institucioneve bazë që do të zëvendësonin edhe “kadavrën” KLD, po shtyn në kalenda rrëzimin e pandëshkueshmërisë dhe të imunitetit ligjor për një listë të gjatë gjyqtarësh e prokurorësh. Qëndrimi shurdh i KLD edhe këto ditë, kur Vetingu ka bërë tashmë viktimat e para gjatë rrugës, është prova se me një pjesë të sistemit të drejtësisë shqiptare nuk ka vend forca e shembullit, por vetëm shembulli i forcës.

KLD ka bërë edhe një herë mburojën e gjyqtarëve që, ndër të tjera, kishin kryer shkelje të rënda për kriminelë të kërkuar nga Shqipëria e Italia. Me qëndrimin e saj shpërfillës ndaj kundravajtjeve ligjore, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë të lëvizë nga vendi edhe kreun e shtetit Meta, që zakonisht ka qenë garantist dhe konservator kur ka qenë fjala për të ndryshuar diçka në sistemin e drejtësisë.

Me deklarimin e Ilir Metës kundër, KLD ka humbur jo vetëm kreun e tryezës, por edhe njërin ndër filtrat e fundit që e ka mbajtur në këmbë këto vite, me rolin frenues gjatë reformës në drejtësi.

Tashmë të gjithë duket se e kanë shitur këtë llogore të ndryshkur të (pa)drejtësisë shqiptare. Megjithatë japonezët luftuan në transhetë e Paqësorit edhe shumë vite pasi kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore. Kështu po ndodh edhe në këtë rast./ Javanews

Komento

Komente

  • Kamaleoni: 08/05/2018 22:13

    Po ti me ke po lufton o minxhoz vetingu u miratua 140/140, aplikimi filloi dhe ka nje perqindje 80% heqje, populli eshte i lumtur me shfaqjen e krijuar me mjeshteri se si asnjehere eshte ne radhe te pare rrjesht te pare, dhe ti vijon ti ushqesh me bileta vetingu sikur nuk ka asnje shfaqje tjeter 10 here me groteske e me aktuale ne treg... dhe rikthehem te pyetja ti ke po lufton o minxhoz ata te kldse qe marrin nga 100mije leke per mbledhje apo ata te rrjeshtit te pare te cilet po i ushqen me ripertypje per tu krijuar idene qe po hane dhe madje kane dhe rezerva sa te ripertypen...kur te shohin se kane rene 40kg ne peshe atehere ti do ju serviresh disa bileta te tjera per shfaqje me veting brenda por prap pa asnje vlere ushqimore...meqe eshte ne mode ore po veting per gazetaret do kete psh gazetaret thua e justifikojne pasurine me te ardhura te ligjshme?.. ne dijenine time ata me mbi 2mil leke te ardhura ne vit ka nje ligj qe duhet te deklarojne te ardhurat!.. thua ta kene respektuar?..psh nje kolegu juaj sikur u be aksioner banke me te ardhura rroge dhe tha qe paguhej dhe ne te zeze?!!?..ti se besoj te paguhesh ne te zeze?!!?..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?